Presidentja Vjosa Osmani më 4 dhe 5 shtator do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri.
E para e shtetit të Kosovës në Tiranë do të pritet nga homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë.
Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, shefja e shtetit të Kosovës do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj mori detyrën.

