Telenews

Presidentja e Kosovës Osmani vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet me ceremoni nga homologu Begaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare që pritet të zhvillojë ditën e sotme dhe të nesërme.

Presidentja Osmani është pritur në një ceremoni nga Presidenti Bajram Begaj në insitucionin e Presidencës.

Sipas axhendës, vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Në mesditë pritet të zhvillohet konferencë për shtyp e dy presidentëve. Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Përveç Begajt, Osmani do të ketë takim “kokë më kokë” edhe me kryeministrin Edi Rama, takim ky që do të mbahet sot nga ora 12:30 deri në 12:45.

Pas takimit me Ramën, do të ketë edhe një takim mes delegacionit të Osmanit e atij të Kryeministrisë, që pritet të zgjasë nga ora 13:00 deri në 14:30. Osmani do të ketë takim edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

 

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj