Dëshmitari Agim Idrizi që u mor në pyetje në Gjykatën Speciale, vazhdon të jetë temë diskutimi në Kosovë.
Ai gjatë dëshmisë së tij kishte mohuar se ka qenë pjesëtar i Policisë së Serbisë. Megjithatë, Enver Axhami të cilin Idrizi e përmendi si urdhërdhënës për ndalimin e tij, tha se Idrizi ishte pjesë e një ofansive me serbët në fshatin e tij.
Por, reagimet po vazhdojnë.
Agim Idrizi së fundi ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi ku shihet i lënduar. Ato lëndime Idrizi pretendon t’i jenë shkaktuar nga ndalimi në kohën e luftës.
Gjatë marrjes në pyetje Idrizi e pranoi se ai s’ka pasur probleme me UÇK-në, por që kishte probleme me disa presona rreth pronave e lopëve.

