Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj e ka konfirmuar se është intervistuar nga Policia e Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook” ai bëri të ditur se arsye kanë qenë disa kontrata mbi vepër të cilat i kanë trashëguar nga e kaluara.
“Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar. Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:

