Telenews

Pishina e Gërmisë do të shfrytëzohet edhe gjatë dimrit, komuna e Prishtinës zbulon planin

Një pjesë e Pishinës së Gërmisë po planifikohet të kthehet në vend patinazhi, gjatë stinës së dimrit.

Kështu ka deklaruar Kryeshefi i ndërmarrjes “Sport Marketing” në Komunën e Prishtinës, Bardh Krasniqi, i cili ka thënë se kjo ide mund të realizohet shpejt de me kosto të ulët.

Ai ka thënë se synimet e tyre janë që Pishina e Gërmisë të mos jetë e mbyllur as gjatë dimrit, “në mënyrë që të decentralizohet qendra dhe njerëzit të vijnë këtu për të marrë ajër të pastër”.

“Pishina veç e ka bazamentin, është mëse e përshtatshme për patinazh, mund të realizohet shpejt dhe me kosto të ulët. Sivjet jemi duke punuar për një projekt gjysmë-patinazhi, pasi e tëra është hapësirë shumë e madhe”, ka thënë ai për KTV’në.

Krasniqi ka folur edhe për një projekt tjetër në Pishinën e Gërmisë, për të cilin s’ka dhënë detaje pasi ka thënë se nuk është finalizuar ende.

Të ngajshme

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Rrezarta Ramaj

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj