Telenews

Shaqiri për Kosovën: Ishte nder për mua, s’do ta harroj kurrë këtë natë

Xherdan Shaqiri ka falënderuar tifozët për mbështetjen, teksa është shprehur i emocionuar me këtë takim.

Shaqiri ka deklaruar se ishte nder, teksa tregoi edhe për interesimin e tij në të kaluarën për të luajtur për Kosovën

“Ka qenë një nder i madh për mua të luaj në stadiumin “Fadil Vokrri”. Është nder për mua të luaj në stadiumin që mban emrin e “Fadil Vokrrit”. Kam pasur kontakte shumë të mira me të.”, ka thënë fillimisht Shaqiri.

Ai e komentoi edhe momentin e vendosjes së dorës në zemër gjatë intonimit të himnit.

“Normalisht, kam lindur në Kosovë dhe eshte nder për mua të jem këtu dhe të luaj këtu. Ishte speciale për mua dhe nuk do ta harroj kurrë. Njerëzit e dinë krejt që kam pasur kontakte me Fadil Vokrrin dhe trajnerin, por erdhi puna në Euro 2016, por e kemi kuptu masanej që nuk muj me ndrru ekipe”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë –

KushtrimGuraj

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj