Telenews

Flet heroi i Kosovës: Sot treguam kush jemi, por kjo nuk duhet të na ndodhë më

Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Përkundër se ishte dy herë në disavantazh, Kosova nuk u dorëzua dhe arriti të nxirrte një barazim.

Pas ndeshjes, golashënuesi i dy golave, Vedat Muriqi tha se sot treguan se kush janë ata.

“Golat në minutat e fundit janë gjithmonë të veçantë. Dua të falënderoj dhe uroj bashkëlojtarët e mi. Ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm nga të gjithë. Sot treguam se kush jemi ne. Ka qenë e rëndësishme me marrë një pikë këtu, për me vazhdu me ëndërru. Korenica dha një asist perfekt, të klasit botëror”.

Muriqi po ashtu tha se Kosovës nuk duhet t’i ndodh të humbë “kontrollën gjatë ndeshjeve”.

“Kjo nuk duhet të na ndodhë më, sikurse te gola e dytë kur pësuam gol”, tha Muriqi.

Të ngajshme

Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë –

KushtrimGuraj

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj