Telenews

Protesta në Sopanicë, banorët tentuan që ta sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit

Banorët e fshatit Sopanicë të Kaçanikut janë duke kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit me protestë në lumin Lepenc.

Gjatë protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar që të sulmojnë drejtuesin e ekskavatorit.

Rastin për Klankosova, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për Policinë e Kosovës, Kanun Veseli, i cili theksoi se situata është nën kontroll.

“Gjatë zhvillimit të protestës, disa nga protestuesit kanë tentuar të sulmojnë drejtuesin e ekavatorit të kompanisë ndërtuese, mirëpo kanë intervenuar policia, situata është nën kontroll dhe po merren veprimet policore”, u shpreh Veseli.

Përndryshe, 20 banorë të asaj ane kanë dalë që të protestojnë kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali.

Të ngajshme

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi