Telenews

Zhegrova sqaron deklaratën: E pata për ndryshimet në lojë, jo diku tjetër

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i ka sqaruar deklaratat që i ka bërë mbrëmë pas humbjes nga Rumania në kualifikimet për Euro 2024.

Humbja nga rumunët i shuajti pothuajse të gjitha shpresat e kosovarëve për kualifikim.

“Qëllimi dhe mendimi im i vetëm ka të bëjë me qasjen në lojë dhe formën se si luajmë e jo me ndryshime të tjera, pavarësisht interpretimeve që mund t’u bëhen fjalëve të mia”, ka shkruar Zhegrova në Instagram.

“Unë nuk kam folur dhe nuk kam aluduar për asnjë moment për asnjë ndryshim tjetër, përveç ndryshimit Brenda fushës së lojës, ndryshim për të cilin vazhdoj të mendoj se na duhet, madje shumë”.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj