Telenews

Nuk u pa në televizor: Mediat rumune “kapin” gjestin e Ujkanit ndaj tifozëve rumunë

Mediat në Rumani kanë vënë re një “gjest të pahijshëm” nga portieri i Kosovës, Samir Ujkani, derisa ai po largohej drejt dhomave të zhveshjes.

Ndeshja e tensionuar mes Rumanisë e Kosovës përfundoi me rezultat 2:0 në favor të mysafirëve, por skandali që ndodhi në pjesën e parë të takimit ia humbi hijeshinë lojës së futbollit.

Tifozët rumunë shpalosën një pankartë ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa nuk i ndalën fyerjet në kor derisa gjyqtari kryesor vendosi ta ndërpres ndeshjen.

Rreth krejt kësaj situate futbollistët kosovarë ishin frustruar, ku pas ndeshjes Samir Ujkani ka bërë “një gjest të pahijshëm”, shkruajnë mediat në Rumani.

Ujkani ka kapur organin e tij gjenital duke iu drejtuar tifozëve rumunë derisa ai po shkonte drejt dhomave të zhveshjes.

Lidhur me skandalin që ndodhi mbrëmë në Bukuresht kanë shkruar pothuajse të gjitha mediat botërore, ndërsa pritet një dënim i ashpër nga UEFA.

Me humbjen e mbrëmshme, Kosova i ka shuar shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të ngajshme

Shkëmbim spektakolar: Tomori në St James Park, ndërsa ylli i Newcastle te Milani

KushtrimGuraj

Shitja rekord e Arsenalit kthehet në ‘shtëpi’ pas tetë vitesh, por me ekipin U21

KushtrimGuraj

Bomba e merkatos së verës, Rafael Leao largohet nga Milani për 120 milionë euro

KushtrimGuraj