Telenews

Qeveria miraton vendim të ri: Këtu mund të punësohen të papunët

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin e Ministrisë së Financave për shtimin e një mase të re në kuadër të masave për Mbështetjen e Punësimit.

Bazuar në propozimin e ministrit Hekuran Murati, personat e papunë do të kenë mundësi të angazhohen si punonjës në procesin e regjistrimit të popullsisë që pritet të nisë këtë vit.

Murati tha se personat e papunë do të kenë përparësi në këtë proces punësimi të përkohshëm.

“Pika e radhës [e rendit të ditës] ka të bëjë me shtimin e një mase të re në kuadër të masave për mbështetjen e punësimit në ofrimin e shërbimeve publike dhe synimi është që përgjatë procesit të regjistrimit, të mundësojmë punësimin e personave të papunë dhe t’i angazhojmë në procesin e regjistrimit”, tha ministri Murati.

“Pra, sado pak, personat që janë të papunë në Republikën e Kosovës të angazhohen qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë që të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve publike dhe të angazhohen përkohësisht”, tha ai.

Të ngajshme

Tentim vrasje në Viti – dy persona në pranga të Policisë

Valjeta Turkaj

“Kurrë më luftë”, Papa i ri mban fjalimin e tij të parë në Vatikan

Valjeta Turkaj

Nard Ndoka: Edi Rama e urren Kosovën, zgjedhjet sot do t’i fitojë Berisha

Valjeta Turkaj