Telenews

Nxënësit e ”International Maarif Schools Of Kosova” mirëpriten nga kryeministri Kurti, pas suksesit historik në garat ndërkombëtare

Nxënësit e shkollës ”International Maarif Schools Of Kosova” vazhdojnë të korrin suksese edhe në garat ndërkombëtare të diturisë.

Së fundmi këta nxënës të degës së ” International Maarif School Of Kosova” në Prishtinë, kanë arritur rezultate fantastike në përfaqësimin e Kosovës në Garat Ndërkombëtare – STEM, shkruan Telenews.al

Pas këtij suksesi me vlerë, këta nxënë janë mirëpritur në qendrën ”Infinit” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Koordinatori Akademik për Olimpiadën – STEM, z. Benjamin Chen.

Gjatë këtij takimi, nxënësit ndanë përvojën e tyre në këto gara, derisa kryeministri Kurti i falenderoi për përfaqësimin e Kosovës në mënyrën më dinjitoze, duke i uruar dhe inkurajuar edhe për rezultate më të mira në vitet në vijim. /Telenews.al/

Të ngajshme

Oferta që nuk duhet humbur: Konsoni me aksion në të gjitha pikat

Valjeta Turkaj

Hill Side Residence aty ku besimi, rehatia dhe cilësia bashkohen

Valjeta Turkaj

Xhami Pasqyrë – Zgjidhja e përsosur për çdo dhomë

Erzana Fazliu