Telenews

Pas vitesh pritje arrin zyrtarisht loja e shumëpritur Counter-Strike 2

Counter-Strike 2, loja e shumëpritur që do të përmirësonte eksperiencën e CS:GO, ka arritur më në fund.

Ditën e Mërkure Valve njoftoi lançimin CS2, që vjen me disa përditësime madhore siç janë përmirësimi i granatave të tymit, harta të ridizajnuara dhe përmirësim i funksionaliteteve të rrjetit.

Pas disa vitesh spekulime, Valve konfirmoi CS2 në Mars dhe e hapi lojën vetëm për disa testues. Loja e përditësuar bazohet në motorin Source 2 të Valve që sjell audio të ripunuar, përmirësime të ndërfaqes dhe mjete Community Workshop.

Loja mund të shkarkohet falas në Steam dhe ka një madhësi prej 27GB. Ajo vjen për të zëvendësuar lojën 10 vjeçare CS:GO. Të gjitha sendet e grumbulluara në CS:GO do të jenë të disponueshme në CS2 ndërsa armët stok do të kenë pamje të përmirësuar falë motorit Source 2.

source

Të ngajshme

SHBA-ja ndalon shitjen e routerëve të huaj

Valjeta Turkaj

Gjobiten Instagrami dhe YouTube, arsyeja është interesante

Valjeta Turkaj

Meta gjobitet 375 milionë dollarë, akuzohet për mashtrim ku cënohet siguria e fëmijëve

Valjeta Turkaj