Policia e Kosovës ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjet e mbrëmshme në Lagjën “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Sipas policisë, në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ndërsa atentatorët kishin shtënë me armë zjarri ndaj dy viktimave nga një veturë në lëvizje.
Njëri prej të plagosurve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dyshuarve, atij i është konfiskuar një pistoletë dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas tretmanit është arrestuar dhe dërguar na mbajtje.
Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë meshkuj kosovarë. Rasti në procedurë hetimore.

