Telenews

Osmani sot shkon në Spanjë, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten e 5 tetorit shkon në Spanjë.

Në qytetin Granada, ajo përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë po në Granada, një ditë pas, pra të premten më 6 tetor, BE-ja mban takim jo-formal të liderëve të bllokut.

Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, mbi policinë kosovare ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj.

Sikur takimi i Komunitetit Politik Evropian ashtu dhe mbledhja jo-formale e krerëve të BE-së, mbahen në Spanjë, kjo pasi që ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mban presidencën e BE-së deri ditën e fundit të këtij viti

Të ngajshme

Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes, Gani Geci vazhdon paraburgimin

Rrezarta Ramaj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

338 ditë në krye të partisë, Bedri Hamza e mbyll kapitullin si kryetari i PDK-së

Rrezarta Ramaj