Telenews

Droni Bayraktar mbi Gjakovë? Dalin pamjet e fluturakes që Kosova e bleu nga Turqia

Mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura që janë në pronësi të shtetit të Kosovës.

Që nga arritja në Kosovë në korrik të këtij viti, sot për herë të parë mbi Gjakovë ka fluturuar droni Bayraktar.

Pamjet i ka postuar qytetari Ngadhnjim Haxhosaj në profilin e tij në Facebook.

“Kjo ndjenjë vertetë ishte fantastike qe dikur se kam imagjinu. Zhurma e Bajraktarit me ngjalli emocion dhe një siguri e forcë. Ne që jemi rrit me zhurmën e MIG-ut serbë që ndjellte frikë te qytetarët e tash kur e shohim nje dronë ne qiell që është i Kosovës na bën krenar. Bajraktari mbi Gjakovë, krenari, siguri e force”, ka shkruar qytetari.

Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 17 shtator

Rrezarta Ramaj

“Ditë e kobshme”, Walker: Kosova do të shihet me sy tjetër pas verdiktit të Speciales –

KushtrimGuraj

Endrit Thaçi pas vendimit në Hagë: Kjo betejë nuk ka mbaruar –

KushtrimGuraj