Telenews

Vazhdon gjendja e tmerrshme, shtohet numri i minatorëve që ju përkeqësohet gjendja shëndetësore

Gjashtë minatorëve të Trepçës u është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të grevës.

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, ka thënë se të gjithë janë në gjendje të mirë, teksa pesë prej tyre janë liruar për në shtëpi.

LEXO EDHE:

Lajmi i fundit nga greva e minatorëve, aspak i mirë dhe alarm për Qeverinë (FOTO)

“Gjashtë minatorë janë pranuar, pesë prej tyre e kanë marrë terapinë dhe tashmë janë liruar, kurse i gjashti është në proces duke e marrë terapinë. Ata kanë ardhur të lodhur dhe me humbje të lëngjeve. Të gjithë janë liruar për në shtëpi pas marrjes së terapisë”, ka thënë Zhubi.

Kujtojmë se minatorët kanë hyrë në ditën e katërt të grevës, ku po kërkojnë realizimin e pagës mujore, shkarkimin e kryeshefit dhe sigurime shëndetësore e kushte të punës. /Telenews.al/

Të ngajshme

Rritet fluksi në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 15 minuta në dy pikëkalime

KushtrimGuraj

Zjarri në fabrikën e metalit në Gjakovë, policia nis hetimet për shkaqet

KushtrimGuraj

Bie numri i bizneseve të reja të regjistruara në Kosovë gjatë qershorit

KushtrimGuraj