Telenews

Kurti flet rreth shtesave të policëve, tregon nëse janë të mjaftueshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se kanë bërë analiza të hollësishme kur kanë marrë vendimin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Ai tha se shtesa më e lartë është 150 euro, teksa më e ulëta 40.

Tutje kryeministri deklaroi se 10% e zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë pasur të ardhura më të larta se presidentja.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikualre. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 40 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksojë edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të PK-së, që i bjen 10% të tyre kanë Pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai. /Telenews.al/

Të ngajshme

Brenda tetë muajve, në Kosovë, linden mbi 18 mijë fëmijë

Valjeta Turkaj

Osmani: E ardhmja e Kosovës po shkruhet nga të rinjtë dhe inovatorët tanë

Valjeta Turkaj

LVV tha se Rama erdhi në Kosovë me helikopter që të votohej Specialja, reagon kryeministri: Para 10 vjetëve ju nuk e njihnit himnin e shtetit

Valjeta Turkaj