Telenews

Suzuki prezanton Swift-in e ri në panairin e Tokios (FOTO)

Suzuki një muaj më parë paralajmëroi konceptin Swift me një fotografi. Tani kemi rastin të shohim nga mbrapa sesi duket Swift sikurse edhe enterierin.

Pjesa qendrore e hapësirës ku janë reklamuar veturat e brendeve të ndryshme në panairin Japan Mobility Shoë 2023, Suzuki zbuloi Swiftin.

Pavarësisht se është një koncept, kjo veturë pritet ta ketë edhe versionin e prodhimit serik që do të duhej të debutonte më 2024.

Suzuki Swift aktual u prezantua në funt të vitit 2016 dhe në vitin 2020 e rifreskoi me një edicion të veçantë.

Gjenerata e re do të përmbajë disa prej elemente stiltistike të paraardhësit. Edhe pse e tërë karroceria është ridizajnuar, sjellë përmirësime të dukshme në aerodinamikë.

“Fytyrën” e re të Swift e karakterizon “taraba” e ftohësit. Dritat e përparme kanë një dizajn të ri dhe LED të avancuar.

Ka një gjatësi prej 3.860 mm, derisa gjerësia është 1.695 e lartësi 1.500 mm. Këto dimensione janë pothuajse identike me modelin aktual dhe konfirmojnë se bazohet në versionin aktual. /Telenews.al/

Të ngajshme

Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

KushtrimGuraj

Disa ndryshime po vijnë në Google

KushtrimGuraj

Mercedesi planifikon të ulë kostot me disa miliardë euro në vit

Erzana Fazliu