Telenews

Zhvillime të reja për vrasjen e djeshme në Vushtrri, Policia në aksion…

Policia ka bërë me dije në një komunikatë se numri i të arrestuarve ka arritur në pesë, duke pasë parasysh se edhe dy të tjerë ishin kapur në vendin e ngjarjes.

“Me 29.10.2023, rreth orës 15:45 është  raportuar se në rrugën ,,Mehmet Konjuhi” në Vushtrri,  është raportuar për te shtëna me arme zjarri. Njësitë policore kanë shkuar në vend të ngjarjes, ku është gjetur pa shenja jete viktima  një person i vrarë dhe dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar fillimisht në spitalin e Vushtrrisë dhe më pas për trajtim të mëtutjeshme janë dërguar në QKUK.

Policia ka arritur ti identifikoj dhe ti arrestoj dy të dyshuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Gjatë hetimeve të rastit janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës mashkull F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, rapotohet se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP  Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin.

Ndyrshe, në orët e mbrëmjes afër tregut në Vushtrri një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burimet e Dukagjinit, kanë mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një problemi që personat kishin më parë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Tronditëse: Për një vit rresht dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare- ky është 58 vjeçari që u arrestua nga policia

Valjeta Turkaj

Thyhet një biznes rrobash te Qafa, Policia e rrethon vendin me shirita “mos kalo”

Valjeta Turkaj

Kur rivalët politikë nuk ishin rivalë: Një kujtim nga Londra

Erzana Fazliu