Telenews

Pas akuzave të Vesa Vllasaliut, reagon ashpër vëllai i Mërgim Berishës (VIDEO)

Bukuroshja Vesa Vllasaliu është bërë një emër shumë i komentuar në media që kur është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo nuk ka hezituar të shpalosë historinë e jetës së saj, duke akuzuar ish-të dashurin e saj, futbollistin e njohur Mërgim Berisha, për abuzim dhe tradhti.

Vllasaliu madje shtoi se shoqja e ngushtë, Vesa, ia ka marrë të dashurin – gjë të cilën kjo e fundit e ka mohuar në një intervistë për “Fol Shqip”.

E lidhur me rastin ka folur edhe vëllai i Mërgimit, Besarti, i cili në po të njëjtin emision ka deklaruar se ka qenë vesa ajo e cila e ka shkëputur futbollistin nga kontakti me familjen.

“Nuk dihet kurrgjë arsyeja. Ajo ka dashtë Mërgimit me ia ndërpre kontaktin me familjen. Na me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qëlluar vet. Ose për shembull, kur s’ka qenë ajo aty, kur ka qenë në Zvicër te familja vetë, neve Mërgimi na ka thirrur më shlirë. Ne s’kemi qenë në gjendje të shkojmë te vëllai jonë, ose babai dhe nëna të shkojnë te djali vet në atë kohë kur ka qenë ajo”, ka thënë vëllai i tij.

I njëjti theksoi se ka pasur momente kur Vesa është sjellë tejet keq me Mërgimin në ambiente publike në sy të të tjerëve.

“Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë, na ka ofenduar, na ka sharë. Pastaj është munduar Mërgimit t’ia ndërprejë lidhjen me familjen”, tha vëllai i Mërgimit.

Besarti shtoi se banorja e BBVK kishte pasur sjellje tejet të vrazhdë edhe kur babai i tyre mes rreshtave i kishte kërkuar të bënte kafe, apo kur nëna e tyre i kishte bërë përzgjedhjen e fustaneve duke qenë se e shihte si nuse të ardhshme. /Telenews.al/

Të ngajshme

Majk publikon këngën e re

KushtrimGuraj

Filmat që mund t’i shohë gjithë familja për Krishtlindje

KushtrimGuraj

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu