Telenews

Përditësohen shifrat, kaq minatorë kërkuan ndihmë mjekësore në grevë

32 minatorë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në 24 orët e fundit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i suspenduar i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili foli edhe për vendimin e menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça”.

“Gjatë ditës kanë qenë 32 minatorë që kanë kërkuar ndihmë. Kjo është një hakmarrje, një tendencë për ta shuar zërin sindikal dhe këta po humbin kohë duke u marrë me çështje të kota”, tha Jonuzi.

Më tej, ai tha se kryeshefi i “Trepçës”, me vendimin për suspendimin e tij nga kreu i sindikatës ka treguar karakter diktatorial, teksa tha se

Jonuzi bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka pasur kontakt me disa nga deputetët e pozitës, nga të cilët po pret reflektim për çështjen e grevës.

Kujtojmë se minatorët kanë hyrë në ditën e tetë të grevës, ku po kërkojnë që pagat t’iu dalin në mes të muajit. /Telenews.al/

Të ngajshme

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi