Buxheti do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pas votimit në qeveri të projektligjit për ndarjet buxhetore, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
LEXO EDHE
Përfundon drama e bastisjes qesharake në shtëpinë e Ismail Sylës, i sekuestrohet vetëm ky mjet…
Lidhur me miratimin e buxhetit, ka reaguar anëtari i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj.
Lekaj tha se buxheti i 2024-ës është me direktiva të VV-së.
Ai ka thënë se Qeverisë i mungon transparenca lidhur me këtë çështje.
Sipas Lekajt, partia në pushtet nuk është bashkëpunuese me opozitën para se të merr vendime.
“Ne nuk kemi informata për orientimin dhe shpërndarjen e buxhetit nëpër sektorët përkatës, sepse nga Qeveria Kurti nuk kemi fare transparencë, sikurse në sektorët e tjerë. Unë e vlerësojë që është një buxhet i cili vjen me udhëzime dhe direktiva të partisë në pushtet, i cili fatkeqësisht nuk përfshin bashkëpunimin dhe konsolidimin paraprak me opozitën, shoqërinë civile, komunat dhe akterët e tjerë të rëndësishëm buxhetorë”, thotë Lekaj.
Deputeti i AAK-së ardhjen e projektligjin për ndarjet buxhetore në Kuvend po e vlerëson si konsum publik.
“Neve do të na vjen në Kuvendin e Kosovës Ligji i buxhetit për vitin 2024, por i cili do të jetë vetëm sa për konsum publik dhe procedural”.
Ai u shpreh se partia në pushtet edhe në këtë buxhet nuk do t’i përfshijë disa projekte që nuk janë interes strategjik i partisë.
“Ashtu sikurse që dy vite të tjera, në ligj të buxhetit nuk do të përfshihen projektet nga komunat që nuk janë nga VV-ja, amendamentet dhe propozimet nga deputetët e Opozitës, shoqërisë civile dhe kategoritë e tjera buxhetore që nuk janë interes strategjik e politikë i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është qasje dhe praktikë e keqe, e krijuar nga arroganca dhe tendenca e numrave të Pushtetit! Nuk e dimë kur do të ndalet!”, deklaroi Lekaj.
Kryeministri Albin Kurti tregoi në pika të shkurtra se si kanë planifikuar ta ndajnë këtë buxhet.
“Buxheti për Ministrinë e Punëve të Brendshme për herë të parë do të kalojë 216 milionë euro dhe për Ministrinë e Mbrojtjes do të jenë mbi 153 milionë euro, 22% më shumë sesa këtë vit. Edhe arsimi do ta ketë mbështetjen e nevojshme, bashkë me grantin që u ndahet komunave, mbështetja buxhetore për arsimin do të arrijë në 370 milionë euro”.
Kurti tha se “shëndetësia është prioritet, do të investohet në renovimin e spitaleve, ashtu që më të dashurit tanë të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të kërkuar shërim. SHSKUK-së i është shtuar buxheti për 25%, kurse për shëndetësinë si sektor në tërësi kemi ndarë mbi 340 milionë euro, përfshirë edhe grantin për komuna. Ministrisë së Drejtësisë i kemi ndarë 30% më shumë buxhet, ashtu që të zbatohet deri në fund reformat e nisura në drejtësi”, tha Kurti. /Telenews.al/