Telenews

Mbyllet ndeshja në Llap, rezultat tërësisht i papritur

Llapi është ndalur me barazim 1-1 nga Fushë Kosova në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Vendasit llapjan kanë shkuar në tri ndeshje pa fitore, pasi nuk arritën t’i marrin tre pikë në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me një nuancë më të mirë nga mysafirët, të cilët arritën të shënojnë golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 14-të me anë të sulmuesit Urim Statovci, i cili shënoi për 0-1.

Në pjesën e dytë, Llapi ishte skuadër dukshëm më e mirë duke arritur të shenojë golin e barazimit dhe pati shumë raste për golin e fitores.

Ishte Ahmed Januzi, i cili në minutën e 61-të barazoi shifrat në 1-1 për t’i dhënë shtytje ekipit të tij për rikthimin e rezultatin.

Megjithatë, sulmuesi Muhamet Hyseni nuk arriti të shënoj nga penalltia dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Llapi e sheh veten në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Fushë Kosova e fundit me 7 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi udhëton te Prishtina, ndërsa Fushë Kosova e pret Lirinë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Operacion 35 milionësh, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin e merkatos

KushtrimGuraj

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

KushtrimGuraj

Torino nuk e blen, Asllani transferohet te kampionët e shumëfishtë të Serie A

KushtrimGuraj