Telenews

Liria e lëshon fitoren nga duart në sekondat e fundit!

Ndeshje dramatike është zhvilluar në Prizren në elitën e futbollit kosovar, atje ku Liria dhe Dukagjini barazuan 2:2.

“Hithat” ishin të parët që kaluan në avantazh me golin e Morinës në minutën e 72-të.

LEXO EDHE:

Mbyllet ndeshja në Llap, rezultat tërësisht i papritur

Pesë minuta para fundit. Tijueza barazoi shifrat për Lirinë.

Përmbysjen Lirisë ia siguroi Stafa me golin e minutës së dytë shtesë të takimit.

Megjithatë, klinasit nuk u dorëzuan dhe poashtu në kohën shtesë shënuan golin e dytë për t’i barazuar shifrat dhe njëherit për epilogun final.

Liria me këtë barazim ka shtatë pikë, ndërkohë Dukagjini është i gjashti me 14 pikë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Erzana Fazliu

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj