Telenews

UEFA e dënon rëndë Serbinë, kjo është arsyeja

UEFA e ka dënuar Serbinë që të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese në shtëpi për Kampionatin Evropian në një stadium bosh.

Po ashtu, qeveria e futbollit evropian (UEFA) e gjobiti Federatën e Futbollit të Serbisë me 90 mijë euro.

Dënimi dhe gjoba vijnë për shkak të sjelljeve jo të mira gjatë ndeshjes kualifikuese për në Euro 2024 me Malin e Zi më 17 tetor.

Kjo nënkupton që Serbia do ta luajë ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 kundër Bullgarisë me një stadium bosh më 19 nëntor.

Serbia deri tani është gjobitur me 144,250 euro për shkak të koreve raciste në dy ndeshjet e fundit. /Telenews.al/

Të ngajshme

Përfundon hetimi për vdekjen e Diogo Jotas

Valjeta Turkaj

Yamal mposht Vedat Muriqin në garën për lojtarin e muajit në La Liga

KushtrimGuraj

Jashari pritet të largohet nga Milani por jo nga Italia

Rrezarta Ramaj