Telenews

Përurohet linja e re hekurudhore, Han i Elezit – Fushë Kosovë

Gjatë pasdites së sotme është inauguruar linja e re hekurudhore, Han i Elezit – Fushë Kosovë.

Njoftimin për fillimin e kësaj linje e ka bërë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, transmeton Telenews.al

Sipas ministrit Aliu, tashmë po punohet intensivisht për plotësimin e të gjithë elementëve të tjerë të nevojshëm për funksionalizimin dhe rehabilitimin e Linjës së 10-të Hekurudhore, që përfshin edhe linjat tjera si Fushë Kosovë-Mitrovicë dhe Mitrovicë-Leshak.

Ministri i Infrastrukturës, ka falënderuar zyrën e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Evropiane për Investime (EIB), si dhe Fondin për Investime për Ballkanin Perëndimor (WBIF), siç ka thënë ai për bashkëpunimin e vazhdueshëm për realizimin e projektit. /Telenews.al/
Njoftimi i plotë:

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj