Telenews

Meridian Express ndan mirënjohje për herë të dytë rresht në kujtim të punëtorit të saj, Astrit Heta

Rrjeti i njohur i marketeve në vend, Meridian Express edhe sivjet e ka përkujtuar punëtorin e saj të ndjerë, Astrit Heta.

Me rastin e 11 vjetorit të themelimit të Meridian Express, drejtuesit e kësaj kompanie së bashku me punëtorët u mblodhën së bashku të festojnë suksese të përbashkëta.

Në takimin e kompanisë u ndanë mirënjohje për punëtorët dhe u dha edhe çmimi tradicional për të dytin vit me rradhë, në kujtim të kolegut të tyre të ndjerë “Astrit Heta”.

Astrit Heta ishte pjesë e Meridian Express në rradhët e strukturave menaxheriale për vite me rradhë, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, me këtë rast kompania Meridian duhet vlerësuar pasiqë, Astriti edhe pse u detyrua të mos ishte pjesë e kompanisë, ata vazhduan ta mbështesin duke e vlerësuar punën dhe kontributin e tij. Një shembull i tillë duhet të ndjeket edhe nga kompani të tjera që të vlerësojnë punën dhe kontributin e punonjësve të tyre. /Telenews.al/

Të ngajshme

Relaks pranveror, atmosferë verore shijo majin në Grand Blue FAFA Resort

Valjeta Turkaj

Ekstra Fish shija e detit në zemër të Kosovës

Valjeta Turkaj

Në zemër të Prishtinës, një kënd nostalgjie që shërben klasiken me stil – 70’s Pastry & Bakery

Donat Hashani