Telenews

Sveçla: Për katër ditë 471 vetura me targa ilegale në veri u konvertuan në ato të Republikës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht vendimit të Qeverisë për regjistrimin e veturave nga targat ilegale në targa RKS, duke regjistruar 471 vetura për katër ditë.

Kjo, sipas tij po ndodhë “pasi që sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm”.

“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste. Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës”, ka thënë ai.

Sipas tij, shteti nuk gjunjëzohet nga banditët e as nga grupet kriminale edhe atëherë kur grupe të mirëorganizuara e mbështetura nga Qeveria e Serbisë synojnë terrorizimin e qytetarëve, cenimin e integritetit dhe sovranitetit të vendit.

“Ky rezultat është falë angazhimit të pandalshëm të secilit që nuk dorëzohet përballë kërcënimeve, shantazheve e sulmeve por besojnë në drejtësi e barazi”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon për mbështetjen – kërkon fundin e femicidit

Rrezarta Ramaj

Matoshi larg me politikën aktuale, harron që Abdixhiku e propozoi Osmanin për Presidente: A more Binush, po më dhimesh me kënd ke punë

Blearta

Miri i jep fund thashethemeve për një ‘krisje’ me gruan e tij, ndërsa publikon fotografi duke u puthur me të

Blearta