Telenews

Kosova mposht Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka reaguar pas humbjes së thellë të pësuar të enjten në Sllovaki.

Të dielën, Kosova fitoi 28:25 ndaj sllovakëve, që megjithatë avancojnë në kualifikimet për Botëror, falë fitores më të thellë në ndeshjen e parë.

“Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen me Sllovakinë, ndërsa gjatë pjesës së parë ishte vazhdimisht para. Rezultati pas 30 minutave megjithatë ishte 14:14.

Edhe më e mirë ishte paraqitja në pjesën e dytë. Kishte lojë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe epërsia shkoi deri në pesë gola, 27:22. Në fund rezultati ishte 28:25.

Portieri Haris Berisha kishte tjetër ndeshje të madhe, duke bërë 12 pritje.

Nga gjashtë gola i kishin kapiteni Valon Dedaj dhe Kushtrim Ninaj, që luajti ndeshjet e para zyrtare me Kombëtaren tonë. Nga pesë gola i realizuan Egzon Gjuka e Leonard Gegaj, ndërsa tri i shënoi Luigj Quni. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj