Telenews

Llapi fiton me shumë telashe ndaj Feronikelit 74

Llapi është rikthyer te fitoret pas katër ndeshjeve në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0.

Llapi e nisi më mirë duelin duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 29-të e ndeshjes kur realizoi Hamdi Namani për 1-0.

Përkundër rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, goli i Namanit doli të jetë vendimtar në këtë takim dhe Llapi ndali tre pikët në shtëpi.

Me këto tre pikë Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Feronikeli ’74 para tifozëve të vet përballet me Lirinë.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj