Telenews

Kosova pjesë e takimit të Borrellit me kryediplomatët perëndimorë, çfarë pritet të dskutohet?

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë të hënën një takim në Bruksel nën drejtimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Fillimisht, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit në lidhje me Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Siç njofton faqja zyrtare e BE-së, Këshilli më pas do të shkëmbejë pikëpamjet mbi situatën në Izrael dhe rajon, dimensionin e politikës së jashtme të sigurisë ekonomike.

Pas Këshillit të Punëve të Jashtme më 13 nëntor 2023, ministrat e BE-së do të marrin pjesë në takimin ministror BE-Ballkani Perëndimor së bashku me gjashtë ministrat e jashtëm të partnerëve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbisë.

Takimi do të fillojë në orën 17:30 dhe do të drejtohet nga kryediplomati evropian Josep Borrell. /Telenews.al/

Të ngajshme

Apeli anulon aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, rasti kthehet në rigjykim

KushtrimGuraj

Shpëtohet mrekullisht fëmija pas rënies në ujë në një restorant në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

KushtrimGuraj

FIFA i kundërpërgjigjet UEFA-s: Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje

KushtrimGuraj