Telenews

Scholz reagon fuqishëm për situatën mes Kosovës e Serbisë

Pas një takimi me homologun e tij grek, kancelari gjerman ka folur edhe për bisedimet Kosovë -Serbi në të cilat shteti i tij është i involvuar fort.

“Po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar kancelari gjerman, raporton DW.

Scholz ka thënë po ashtu se shpreson për përparime në grindjen Maqedoni e Veriut-Bullgari.

Kancelari gjerman Olaf Scholz muajin e kaluar në Bruksel ka qenë pjesë e përpjekjeve me Presidentin e Francës dhe Kryeministren e Italisë për t’i bindur Kryeministrin Kurti dhe Vuçiq që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Pas këtij takimi pritet që pasnesër në kryeqytetin europian të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, “Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003”.

Të ngajshme

KEK-u nis remontin 30-ditor të njësisë B2

Valjeta Turkaj

Dita e Zjarrfikësve: Organizohen aktivitete demonstruese në sheshin e Mitrovicës

Valjeta Turkaj

Kurti e Rama në foton familjare të samitit të Komunitetit Politik Evropian

Valjeta Turkaj