Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të Konferencës ‘’KosovaPar2023’’, ku u diskutua për të ardhmen e Administratës Publike, fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e Administratës Publike, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarje kjo e cila do të bëhet vjetore.
Fjalën e tij, Kurti e nisi me një falënderim ndaj ministrisë përkatëse për organizimin e kësaj konference siç e quajti ai, shumë të rëndësishme për vendin tone dhe për Administratën Publike.
LEXO EDHE:
“Reforma e administratës publike, dua të theksoj se është prioritet i Qeverisë sonë. Praktika e shteteve të tjera në Evropë ka dëshmuar se një administratë publike efikase, moderne, transparente dhe llogaridhënëse është çelësi i të gjitha reformave të tjera. Pra, reforma e administratës publike nuk është si çfarëdo reforme tjetër, për shkak se ajo është reforma që mundëson reformat e tjera’’ u shpreh kryeministri.
Sipas tij, reforma e Administratës Publike gjithashtu sjell përmirësimin e jetës së qytetarëve, rritjen ekonomike, drejtësinë dhe punësimin, e rrjedhimisht edhe integrimin evropian e euro-atlantik.
Ndërkaq duke folur për Ligjin për Pagat e Zyrtarëve Publik, kryeministri Kurti theksoi se ai mundëson shpërblim meritor për zyrtarët publikë, duke hequr padrejtësitë, arbitraritetet dhe keqpërdorimet.
“Kemi kaluar nga një gjendje kaotike me 58 akte normative që rregullonin pagat në vetëm një ligj gjithëpërfshirës, nga 58 në 1; nga 170 shtesa e bonuse të ndryshme, pa asnjë kriter dhe procedurë, në vetëm 15 shtesa mirë të definuara e me kritere e procedura të qarta, pra nga 170 në 15, nga 58 në 1” deklaroi ai, teksa shtoi se dallimi në mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë, ka kaluar nga 20 herë sa ishte në vetëm 4.78 herë duke vlerësuar se ky raport i ndihmon luftimit të pabarazisë së brendshme, por edhe dinjitetit njerëzor e ekonomisë në përgjithësi së jashtme”, wshtw shprehur Kurti.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo konferencë ndërkombëtare që është e para e këtij lloji që organizohet në Kosovë, tregon se synimi për një administratë shtetërore moderne dhe efikase nuk ishte vetëm një premtim. /Telenews.al/