Telenews

Ky është i dyshuari që iku para syve të Policisë në Gjakovë, u hodh nga dritarja e Qendrës së Ndalimit

Arrestimi dhe shoqërimi i të dyshuarve që kapen për vepra të ndryshme penale bëhet me siguri të lartë, që ua pamundëson atyre ikjen. Por raste të tilla nuk janë edhe të rralla për Policinë e Kosovës. Shpeshherë ka ndodhur që të dyshuarit t’iu ikin para syve të tyre, qoftë në lokacionet ku kanë intervenuar, apo edhe nga stacionet policore. Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në Gjakovë

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari që po kërkohet nga Policia është Haxhi Shala, 29-vjeçar – i cili u arratis nga Qendra e Ndalimit dhe akoma nuk është kapur.

Mësohet se gjithçka dyshohet se ndodhi për pak minuta, kur i dyshuari shfrytëzoi kohën derisa zyrtari policor që po merrej me rastin po kryente procedurat e tjera dhe u hodh nga dritarja.

Të njëjtat burime thonë se kjo bëri që Policia të aktivizohej sërish, por i dyshuari është larguar në një drejtim të panjohur dhe ende nuk është bërë lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Shitja e Leaos po bëhet realitet, detajet e kontratës

Yllka Gashi

Reuters zbulon dokumentin: Pentagoni përgatit 4 skenarë për praninë ushtarake amerikane në Evropë

Yllka Gashi

Reuters: SHBA mund t’i tërheq deri në 80 mijë trupa nga Europa

Yllka Gashi