Telenews

Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Ata kanë diskutuar për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të iu mundësonte shtetasve të Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.​

Të ngajshme

Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët

Valjeta Turkaj

Antiplumbë, uniforma, karikatorë e AK-47 gjenden në Zveçan, dyshohet se i përkasin një të kërkuari për rastin “Banjska”

Valjeta Turkaj

“Në Google e gjeni”: Avokati i Thaçit tallet me prokurorin për një fotografi të Thaçit me Demaçin

Valjeta Turkaj