Telenews

“Nesër do të bëhet zhvarrimi”- Familjari i Liridona Ademajt flet

 

 

Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër.

Ademaj këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për Insajderin, duke thënë se kanë pranuar vendimin për këtë dhe se  procesi i ri-varrimit do të bëhet nga ora 14:00.

Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja Besa Limani për zhavrrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës.

Në dokumentin që ka siguruar Insajderi nga familjarët e Liridonës, kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.

“Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.

“Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, thuhet në dokument. /Telenews/

Të ngajshme

Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin kosovar për therjen e mësueses në Essen

Valjeta Turkaj

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Valjeta Turkaj

Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës

Valjeta Turkaj