Telenews

UNESCO e shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

 

 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturë (UNESCO) e ka futur të mërkurën, iftarin, shujtën që përgatitet nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramadanit, në listën e trashëgimisë kulturore.

Aplikacionin për këtë traditë socio-kulturore e kanë dorëzuar së bashku Irani, Turqia, Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO-ja.

Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj. Megjithatë, gjellët që përgatiten për iftar dallojnë prej vendit në vend. /Telenews/

Të ngajshme

Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat

Donat Hashani

Abazi: Kurti po e do votimin e fshehtë sepse Rashiqi ia ka siguruar 3-4 vota nga Lista Serbe

Donat Hashani

Rihapet tuneli i Llogorasë, pa pagesë deri në 15 shtator – shkurton rrugën drejt jugut

Valjeta Turkaj