Telenews

Nuk ia pranoi 2 euron false, shoferi godet me veturë punëtorin e pompës së benzinës në Pejë

 

 

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një pikë të derivatave në Pejë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se punëtori i pompës fillimisht nuk ia ka pranuar një monedhë prej dy eurove, e cila dyshohet se ishte false dhe pas kësaj, ai është goditur me veturë qëllimisht.

Për këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Pejë 16.12.2023-23:07. Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar.

 

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu