Telenews

“Ma kpute shpirtin”, reagon babai i njërit prej viktimave në aksidentin në Prizren

 

 

Lordi Syla është njëri nga tre personat që vdiq në aksidentin në Prizren. Pas vdekjes së Lordit ka reaguar babai i tij, Muhamet Syla.

“Ma kpute zemren bab, ishallah Allahu në xhehnet”, ka shkruar Syla sipër një fotografie ku shihet me Lordin.

Ndërkaq dy të vdekurit tjerë janë Nue Bibaj dhe Molos Delija.

Për rastin, Policia ka dalë me njoftim.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore.”

 

 

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu