Telenews

AAK-ja shkëput koalicionin me PDK-në në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren ka njoftuar se e ka shkëputur koalicionin qeverisës me PDK-në.

Sipas njoftimit, deri te shkëputja e koalicionit ka ardhur pasi kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e AAK-së.

“Aleanca këto dy vite, me tri drejtoritë që i kemi pasur, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me qytetarë, mirëpo kohëve të fundit, kryetari Totaj ka filluar të marrë veprime pa konsultimin dhe pajtimin e Aleancës, veprime që janë në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe bashkëqeverisës”, thuhet në njoftim.

Kjo parti tutje tha se përkundër që nuk do të jenë në qeverisjen e Prizrenit, do të punojnë në të mirën e përgjithshme të qytetarëve të kësaj komune.

AAK-ja dhe PDK-ja nënshkruan koalicion më 3 nëntor të vitit 2021, ku AAK-ja e përkrahu Totajn në balotazh.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj