Telenews

Sot protestohet kundër mbylljes së rrugës “George Bush”

 

 

Sot, nga ora 12:00 do të mbahet protestë kundër mbylljes së rrugës “George Bush” nga Komuna e Prishtinës.

Protesta e organizuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” do të mbahet në sheshin “George Bush” në kryeqytet.

“Ne organizojmë një protestë thelbësore për hapjen e rrugës Xhorxh Bush, një rrugë e cila mund të hapet lehtësisht duke i larguar betonat që e mbyllin. Thirrja është e hapur për çdo individ të lodhur nga këto praktika të kryetarit të komunës tonë. Përparim Rama premtoi se rruga do të mbyllej vetëm për një test 1-javorë, pastaj tha se do të ishte e mbyllur vetëm për trafikun urban, duke lejuar kalimin e autobusëve dhe taxit. Megjithatë, realiteti është një varg gënjeshtrash pas gënjeshtrash, duke mbyllur rrugën përfundimisht. Kërkojmë një Prishtinë më të lirë dhe të përshtatshme për të gjithë. Ju lutemi, bashkohuni për një qytet më të mirë dhe më të hapur”, thanë Vrojtuesit e Lagjes në një postim në Facebook.

Të ngajshme

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

KushtrimGuraj

Hashani: Bedri Hamza njihet si politikan që mban premtimet për paga – fokusi duhet të jetë edhe sektori privat

KushtrimGuraj

Sada: Reduktimet e rrymës dhe vonesa e subvencioneve po e çojnë bujqësinë drejt kolapsit

Donat Hashani