Telenews

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

specialja-s’ia-lejoi-salih-mustafes-ta-vizitoje-baben,-ovl-uck:-i-pakuptimte-dhe-johuman

Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman

OVL e UÇK-së ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të mos i lejuar Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.

Në reagim, OVL thotë se Mustafa është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe se, në këto rrethana, nuk ekziston rrezik që një vizitë e tillë të ndikojë te dëshmitarët apo te procesi gjyqësor.

Sipas OVL-së, refuzimi i kërkesës është i pakuptimtë dhe johuman, si dhe bie ndesh me parimet bazë të të drejtave të njeriut.

Të ngajshme

Komisionerja Kos nesër dhe pasnesër në Prishtinë – kjo raportohet të jetë agjenda

KushtrimGuraj

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

Rrezarta Ramaj

13 vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim

Valjeta Turkaj