Telenews

Tronditet Podujevë: Theret me thikë një 19-vjeçar

 

 

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në përleshje fizike, e në përdorim të mjeteve të mprehta e armëve të zjarrit. Një rast i tillë i tentim vrasjes ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë, ku për pasojë një 19-vjeçar ka mbetur i therur me thikë, raporton Gazeta Telenews.

Këtë herë në rast janë përfshirë dy persona, që dyshohet se u kapën për motive akoma të panjohura, me ç’rast gjatë rrahjes, njëri nga të dyshuarit e ka goditur viktimën me thikë dhe për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima është dërguar me lëndime serioze në këtë qendër, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Në anën tjetër, dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të njëjtit të dërgohen në ndalim dhe ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.

Të ngajshme

Murati për Vetëvendosjen: Nuk ekziston si subjekt politik, është një iluzion optik i Kurtit

KushtrimGuraj

Shala: Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve

KushtrimGuraj

Arrestohet Meriton Mjekiqi bashkë me Rinor Mjekiqin, ju caktohet edhe masa e paraburgimit

Donat Hashani