Telenews

Haradinaj: Shqiptarët dhe hebrenjtë kanë të njëjtin fat historik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se me hebrenjtë, shqiptarët ndajnë të njëjtin fat historik.

Kështu ka thënë Haradinaj në ditën kur bota përulet para miliona viktimave të Holokaustit.

“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Me hebrenjtë ndajmë fat të ngjashëm historik, andaj dhe bashkëndjejmë me dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet gjenocidin. Në kohë jo të lehta, shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore.

I përjetshëm kujtimi për viktimat e Holokaustit”, ka thënë Haradinaj.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj