Telenews

Edona akuzon Lumbardhin për blerjen e fitores së Big Brother Vip Kosova

Finalistja dhe një nga banoret më të pëlqyera në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ka nisur me intervistat e saj të para pas këtij rrugëtimi të gjatë.

E ftuar në “Hallakamë” në Klan Kosova ajo dha një deklaratë në lidhje me fitoren e Lumbardhit i cili mori në shtëpi çmimin e madh prej 144 mijë eurosh.

Ajo thotë se nuk beson në fitoren e tij duke aluduar se babai e kishte ndihmuar të fitojë.

“Unë e them të vërtetën. Besoj se Lumbardhi nuk e ka 100% këtë fitore nga publiku, ia ka blerë babai i tij”, tha ajo duke vazhduar, “Nëse edhe unë i kisha fut 50 mijë euro në vota, do e fitoja”.

Shihni më poshtë videon e plotë të deklaratës së saj.

Të ngajshme

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj