Telenews

Kurti në OKB: Serbia ka shlyer mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në Luginë

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka shlyer sistematikisht mbi 6 mijë shqiptarë nga regjistri civil në Luginën e Preshevës.

Kurti ka thënë se Serbia po bën fushatë të shpopullimit të shqiptarëve atje.

“Të fokusohemi te trajtimi nga Serbia i shqiptarëve etnikë atje sot. Fushata e spastrimit etnik që bëhet me mjete administrative… Qeveria serbe sistematikisht i ka pasivizuar mbi 4 mijë e 200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegjë dhe mbi 2 mijë në Bujanoc. Kjo shlyerje e njerëzve ka pasoja të prekshme. Viktimat nuk kanë qasje më në letërnjoftime, pasaporta, shërbime mjekësore, ndihmë sociale, transaksione pronësore, pensione dhe të drejta votimi, pra i bën ata të jenë pa shtet. Kjo fushatë është metodë e shpopullimit të shqiptarëve atje”, ka thënë kryeministri Kurti.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj