Telenews

Dimal Basha akuzon rëndë Bordin e KPM-së: Kam informata, dikush prej juve është shitur

Deputeti Dimal Basha i ka akuzuar rëndë anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) pas shfuqizimit të vendimit për pezullimin e transmetimit të kanaleve serbe ‘Arena’.

Përfaqësuesi i LVV-së, i cili mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike dhe Media në Kuvendin e Kosovës, tha se është i bindur që ndonjëri nga anëtarët e KPM-së është shitur te kompanitë private.

“E keni pasur edhe miratimin e gjykatës për këtë vendim. Dikush prej jush, prej informatave që i kam, argumenteve që i kam, jam i bindur që është i shitur. S’ka mundësi ndryshe”, tha ai.

Ai tha se një operator kabllor është i regjistruar në Serbi.

“Nuk është puna për shkarkim, unë mendoj që duhet të jepni dorëheqje morale të gjithë prej jush”, tha Basha.

Deputeti i LVV-së tha se nuk beson që të gjithë anëtarët e bordit të KPM-së është i shitur, por “vetëm disa prej tyre”.

Të ngajshme

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj