Telenews

Një i burgosur vdes në Spitalin e Pejës

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Kjo u bë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit H.M, i cili ishte duke e vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës, vdiq sot rreth orës 19:30.

“Sipas dosjes mjekesore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës”, thuhet në njoftim.

“Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!”.

Të ngajshme

KEDS tregon cilat zona mbesin pa rrymë nesër për shkak të punimeve

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 8 prill

Rrezarta Ramaj

Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thirrur në 3 të mëngjesit pas Banjskës

KushtrimGuraj