Telenews

Plagosen dy persona në Prishtinë, arrestohen tre të dyshuar

Dy persona janë plagosur sonte në Breg të Diellit në Prishtinë.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 21:00 kanë marrë informata për një plagosje me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” tha ajo.

Tutje, Ahmeti tha se sipas të dhënave fillestare dyshohet se me armë janë plagosur dy persona, që janë dërguar për tretman mjekësor, si dhe për këtë rast deri më tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Të ngajshme

PDK: Jemi gati ta marrim përgjegjësinë për formimin e qeverisë

Donat Hashani

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

Donat Hashani

KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Donat Hashani